Ilustrim

Pritje deri në katër orë për dalje nga pika kufitare në Merdarë

Deri në katër orë arrijnë pritjet për të dalë nga pika kufitare në Merdarë.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar pritjet më të gjata janë në Merdarë, ndërsa fluks të udhëtarëve për tu larguar nga Kosova ka edhe në pikën kufitare te Dheu i Bardhë, në të cilën pritjet arrijnë deri në dy orë e gjysmë.

Kurse në të gjitha pikat  tjera fluksi është më i vogël, ku pritjet janë më të shkurta.