Mbi pesë orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova

Deri në pesë orë e 30 minuta janë duke pritur qytetarët për të dalë nga Kosova në pikën kufitare në Merdarë.

Sipas të dhënave të publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në këtë pikë kufitare pritjet janë nga 300 deri në 330 minuta, ndërsa kolonat deri në 800 metra.

Ndërkaq në pikën kufitare Dheu i Bardhë pritjet janë deri në një orë përderisa kolonat janë të gjata deri në 500 metra.

Pritje deri në 40 minuta për të dalë nga Kosova ka edhe në pikën kufitare Muçibabë, me kolonë të gjatë deri në 200 metra.