Kolona të gjata në pikën kufitare në Merdarë. 07/01/2023. Foto: KALLXO.com

Deri në dy orë pritjet në pikën kufitare në Merdarë

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar pritjet për të dalë nga Kosova në pikën kufitare në Merdarë janë deri në dy orë.

Në pikën kufitare në Jarinje pritjet për të dalë nga Kosova janë rreth 20 minuta.

Në pikat e tjera kufitare fluksi është dukshëm më i ulët, ku pritjet janë zakonisht 5 deri në 10 minuta.