Ilustrim

Deri në tri orë pritjet në pikën kufitare në Merdarë

Sipas të dhënave të publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar pritjet për të dalë nga Kosova në pikën kufitare në Merdarë arrijë deri në tre orë, ku kolona shkon deri në 1.2 kilometra.

Po ashtu, sipas këtyre të dhënave, për të hyrë në Kosovë nga kjo pikë kufitare pritjet janë deri në dy orë.

Ndërsa në pikat tjera kufitare ka fluks më të vogël të makinave dhe sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar pritjet janë nga 5 deri në 10 minuta.