Ilustrim

Deri në tri orë pritje për të hyrë në Kosovë në pikën kufitare Dheu i Bardhë

35 minuta deri në tri orë janë duke pritur qytetarët për të hyrë në Kosovë në pikën kufitare Dheu i Bardhë.

Në përditësimin e të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kolona te pika kufitare  Dheu i Bardhë është deri në 200 metra, në të cilën sonte është vërejtur fluksi më i lartë i makinave.

Ndërsa te pika kufitare në Muçibabë, pritjet janë deri në 20 minuta, kurse në Merdarë qytetarët po presin 10-15 minuta.

Ndërkaq në pikat e tjera kufitare nuk janë shënuar pritje apo kolona të gjata.