Foto: Ilustrim

Prishtinë, vetura godet këmbësoren në zebra

Një grua ka mbetur e lënduar pasi është goditur nga një veturë.

Policia njofton se rasti ka ndodhur dje rreth orës 17:00 në “Rrugën B” në Prishtinë.

“Një këmbësore ka pësuar lëndime trupore pasi është goditur nga një veturë që drejtohej nga e dyshuara, derisa ishte duke e kaluar rrugën në vendkalimin e këmbësorëve. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.

Në “Rrugën B” të kryeqytetit në tetor të vitit të  kaluar dy këmbësore kanë vdekur pasi janë goditur nga një veturë.

https://kallxo.com/vdes-e-aksidentuara-e-dyte-ne-rrugen-b/