Prishtina - Llapi derbi i xhiros së nëntë në Ipko Super Ligën e Kosovës

Prishtina dhe Llapi do të përballen sot me fillim prej orës 18:45, në kuadër të xhiros së nëntë në Ipko Super Ligën e Kosovës-shkruan Kallxo.com.

Prishtina qëndron me një pikë pas Llapit i cili është në vendin e dytë, prandaj ndeshja e së shtunës do të jetë përcaktuese se kush do të jetë në vendin e dytë.

Në pesë ndeshjet e kaluara ndërmjet këtyre dy skuadrave, kryeqytetasit i kanë fituar tri ndeshje, ndërsa skuadra llapjane dy të tilla.