Presidenti Thaçi, ndanë medalje për ambasadorin Amerikan Delawie

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka dhënë medaljen e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ambasadorit Amerikan në Kosovë Greg Delawie.

Këtë medalje, Thaçi ia ka ndarë ambasadorit me rastin e përfundimit të misionit diplomatik në Kosovë.

“Medaljen e Dhjetëvjetorit të Pavarësisë sot e ndava për një mik të veçantë të Kosovës. Ambasadori amerikan, Greg Delawie, po e përfundon shërbimin e tij diplomatik në Kosovë”, ka shkruar Thaçi në facebook.

Thaçi shkroi se Delawie pandalshëm, gjatë këtyre tre vjetëve, u preokupua dhe ndihmoi çdo proces nëpër të cilin kaloi vendi ynë.

“Faleminderit për shërbimin, për kritikat dhe për këshillat e vazhdueshme ambasador Delawie. Kosova e çmon shumë mbështetjen tuaj”, ka përfunduar Thaçi.