Hashim Thaçi. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Thaçi: Po të mos gjuhej me molotov Kuvendi, liberalizimi do të bëhej që në 2015-tën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një intervistë për emisionin “Open”, në Top Channel duke folur për zhvillimet e fundit politike ka thënë se liberalizimi i vizave për kosovarët nuk ka ndodhur si shkak i hedhjes së gazit lotsjellës e molotovit në Kuvendin e Kosovës në vitin 2015.

Thaçi ka shtuaj se madje edhe marrëveshja në Uashington do të nënshkruhej para dy vjeteve po të mos ishin politikanët me “mendësi tribale”.

“ … ne duhet të jemi edhe vet kritik, në qoftë se nuk do të merrnim vendime të gabuara, ata që djegën Parlamentin dhe demostronin me molotov e zolla kundër Parlamentit të Kosovës, liberalizimi do të ndodhte në vitin 2015. Dhe sikur të mos kishte mentalitet tribal politik nga individë të caktuar dhe logjikë jo insitucionale shtetërore”, tha ai.

Në nëntor të vitit 2015, Lëvizja Vetëvendosje kishte nisur një mënyrë jo të zakonshme të bojkotimit dhe mos lejimit të mbajtjeve të seancave parlamentare, duke hedhur gaz lotsjellës brenda sallës së Kuvendit të Kosovës.

Kjo si shkak i refuzimit të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi dhe marrëveshjes për Asosiacionit e Komunave Serbe.

 

Përmbyllet takimi i Uashingtonit, Trump nënshkruan dy marrëveshje me Kosovën e Serbinë