Foto: Ilustrim

Ismaili: Vota e Thaçit dhe e Veselit kanë ardhur në Kosovë

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kreu i Partisw Demokratike tw Kosovws (PDK) Kadri Veseli, kanë dhënë votën e tyre për zgjedhjet e së dielës.

Përmes postës, nga Haga, votat e tyre tashmë gjenden në Kosovë. Kështu ka deklaruar sekretari i PDK-së, Uran Ismaili.

“Më lejoni që të ju konfirmoj që vota e Thaçit dhe Veselit kanë ardhur në Kosovë”, ka deklaruar ai.

Ismaili u shpreh se ky vit me qeverisjen e PDK-së, do të jetë vit i rimëkëmbjes ekonomike.

Ismaili në këtë tubim ka folur edhe për arrestimin e ish-presidentit Thaçi si dhe ish-kreut të PDK-së, Veseli. Tha se historia e Kosovës sot po sulmohet padrejtësisht.

“UÇK sot po sulmohet. PDK sot po sulmohet. Kosova po sulmohet. Ne jemi ngritur në këmbë sot për të thënë se PDK duhet të jetë me e organizuar dhe më e unifikuar se kurrë. Ka para vetës zgjedhje historike, në mungesë të figurave historike. Sot Thaçin e Veselin nuk i kemi këtu. Por ata do të mbeten me ne”, tha Ismaili. RTK