Hashim Thaçi - Foto: KALLXO.com

Presidenti dënon sulmin ‘e shëmtuar’ ndaj pelegrinëve serbë

Sulmin ndaj pelegrinëve serbë në Studenicë të Istogut e ka dënuar edhe presidenti i Kosovës, “Në shoqërinë dhe shtetin tonë, pa dallim, të gjithë e gëzojnë të drejtën e lëvizjes së lirë dhe të shprehjes e nderimit të fesë dhe monumenteve fetare”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në “facebook”.

Tutje, presidenti ka thënë se ata që nuk i respektojnë këto të drejta dhe e prishin harmoninë tonë ndëretnike e ndërfetare, më së shumti i bëjnë dëm vetë shtetit tonë, për të cilin po punojmë të gjithë.

“Kërkoj nga organet e rendit dhe ligjit që t’i nxjerrin para drejtësisë kryesit e këtij sulmi të shëmtuar”, ka shtuar presidenti.

Sulmin ndaj autobusëve me pelegrinë serbë e ka dënuar edhe kryeministri Ramush Haradinaj.

https://kallxo.com/haradinaj-denon-sulmin-ndaj-autobuseve-me-pelegrine-serbe/

www.kallxo.com