Policia e trafikut. Foto: Kallxo.com

Policia shqiptoi mbi 1 mijë tiketa trafiku gjatë 24 orëve të fundit

Në raportin ditor të Policisë së Kosovës janë shqiptuar 1,016 tiketa trafiku.

Këto tiketa janë shqiptuar për thyerje të rregullave të komunikacionit.

Gjithashtu në raport tregohet edhe se numri i aksidenteve gjatë 24 orëve të fundit është 32 prej tyre 18 janë me të lënduar kurse 14 aksidente me dëme materiale.