Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Ferizaj – Vetura godet një këmbësor, vozitësi iku nga vendi i ngjarjes

Policia njofton se ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një veture N. N., e cila ka goditur një person.

Sipas Policisë, pas aksidentit i njëjti ka ikur nga vendi i ngjarjes.

“Këmbësori mashkull kosovar ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në njoftim.

Rasti është duke u hetuar.