Foto: Ilustrim

Drenas - Arrestohen dy persona nën dyshimin se detyruan një fëmijë t’u jap para në formë haraçi

Policia e Kosovës njofton se një fëmijë ka raportuar se dy persona e kanë detyruar në vazhdimësi që tu japë para në formë haraçi.

Policia njofton se të miturin e kanë frikësuar dy të dyshuarit nëse rastin e lajmëron në organet e rendit.

“Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt”, njofton Policia.