ilustrim
Policia në Tiranë Parandalon një Konflikt me Armë
Ndërhyrja me kohë e Policisë së Tiranës ka parandaluar një konflikt me armë mes tre personave.
Pas informacioneve të marra në lidhje me një konflikt mes tre personave, Policia e Tiranës me anë të reagimit të shpejtë ka arrestuar në flagrancë 35 vjeçarin nga Tirana me inicialet A. H., dhe dy të tjerë me inicialet A. C dhe A. A.
Sipas policisë, 35 vjeçari për motive të dobëta ka filluar një konflikt me dy personat e tjerë, ku më pas i ka kanosur me armë dhe ka shtënë në ajër.
Në njoftimin e policisë thuhet se i dyshuari nuk posedonte leje për përdorim të armës.
“Grupi hetimor në vendngjarje ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3 gëzhoja. Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua dhe arma e zjarrit tip pistoletë dhe 4 fishekë”, thuhet në njoftim.
Sipas policisë, materialet procedurale i kanë kaluar prokurorisë për veprat penale mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake, prishje të rendit dhe qetësisë publike si dhe për kanosje.