
Ilustrim - Foto: KALLXO.com
Polici shkel rregullat përdor telefonin gjatë vozitjes
Në rast se qytetarët përdorin telefonin gjatë kohës sa janë duke vozitur, ata gjobiten për këtë shkelje.
Por si duke një gjë e tillë nuk vlen për zyrtarët policor.
KALLXO.com ka siguruar një video ku shihet një zyrtar policor i cili përdorë telefonin e tij gjatë vozitjes.
Gjatë kohës sa zyrtari policor është filmuar duke përdorur telefonin, ai është duke vozitur veturë civile, por është i veshur me uniformë.
Në Ligjin për Rregullat e Trafikut thuhet se shoferëve gjatë kohës së drejtimit të mjetit motorik nuk i lejohet përdorimi i telefonit të dorës, as i pajisjeve të tjera të cilat do të zvogëlonin mundësin e reagimit dhe drejtimit të sigurt të mjetit.
Në bazë të Ligjit për Rregullat e Trafikut, shoferët të cilët përdorin telefonin gjatë vozitjes mund të gjobiten me gjobë deri në 40 euro.