Prishtinë, lëndohen dy zyrtarë policor në një aksident trafiku

Dy zyrtarë policor kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku mbrëmë në Prishtinë.

Policia e Kosovës njofton se aksidenti ka ndodhur mes një veture civile dhe një veture zyrtare të PK-së, me ç’rast janë shkaktuar edhe dëme materiale.

Policia thotë se rasti është duke u hetuar.