7 persona përfshihen në rrahje pas aksidentit, lëndohen 4 policë gjatë intervenimit

Shtatë persona janë përleshur mes vete pas një mosmarrëveshje në një aksident trafiku në Prishtinë.

Policia njofton se në lidhje me këtë rast, katër zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime të lehta trupore gjatë intervenimit për të marrë situatën nën kontroll.

Zyrtarët policorë kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa shtatë të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.