Polici i vrarë, baba i tre fëmijëve

Pjesëtari i Policisë së Kosovës që u vra sot në Istog gjatë përleshjes me hajna të dyshuar është prind i tre fëmijëve.

KALLXO.com merr vesh se polici i vrarë është babai i tri vajzave.

Polici Izet Demaj u vra sot gjatë një përleshjeje me hajna të dyshuar në qendër të Istogut.

Hajnat ishin duke grabitur degën e një banke.

Gjatë përleshjes, edhe njëri prej grabitësve të dyshuar është vrarë.

KALLXO.com ka siguruar pamje nga përleshja gjatë të cilës pjesëtarët e Policisë e vrasin njërin grabitës, i cili është i armatosur.