Përfundojnë bastisjet në shtatë lokacione në veri, çka u sekuestrua?

Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka zhvilluar kontrolle në shtatë lokacione në pjesën veriore të Kosovës, që lidhen me sulmin ndaj Policisë së Kosovës me 24 shtator në Banjskë të Zveçanit.

Në njoftim thuhet se kontrollet janë kryer në lokacione të ndryshme, katër në Mitrovicën e Veriut, dy në Zveçan dhe një në Banjskë.

Gjatë këtyre kontrolleve, në një podrum të njërit nga tre soliterët në Mitrovicën e Veriut, janë gjetur një sasi municioni, kallashnikovë, zolla, eksplozivë, etj.

Lista preliminare e armëve dhe pajisjeve të tjera të sekuestruara janë si më poshtë:

– 87 copë eksploziv të tipit TM 100

– 3 granata hedhës dore (zola)

– 1 armë automatike AK-47

– 1 minë kundër këmbësorisë e tipit MRUD

– 14 karikatorë

– Municion të kalibrave të ndryshëm

– 63 detonatorë elektrik

– 23 detonatorë mekanik

– 1 orë për aktivizim

– 1 granatë dore M79

– 3 tuba fitila ndezës

– Çanta, radiolidhje, antiplumba, pajisje medicionale, gjyksore (jelek për bartje të karikatorëve), maskë kundër gazit, bateri etj.

“Pjesëmarrës në këto kontrolle ishin edhe zyrtarë nga EULEX-i, kurse te tre rrokaqiejt prezent kanë qenë edhe EOD – KFOR-i, po ashtu EOD e Policisë së Kosovës është në vend të ngjarjes”- thuhet në njoftimin e Prokurorisë.