Polici i Vdekur në Gjilan Punonte në Policinë Kufitare

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Jetish Maloku, tha për KALLXO.com se tre persona janë duke u intervistuar në cilësinë e dëshmitarëve për të marrë informata rreth vdekjes së një pjesëtari të Policisë së Kosovës sonte në një lokal në Gjilan.

“Gjatë ditës së sotme, një polic me inicialet B.I. është gjetur i vdekur në toaletin e një kafeterie në Gjilan, në lagjen Dheu i Bardhë. Deri më tani, sipas hetimeve që i kemi bërë, del se polici ka kryer vetëvrasje”, tha për KALLXO.com, Jetish Maloku, kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Gjilan.

Sipas burimeve, bëhet fjalë për një pjesëtar të policisë kufitare të moshës rreth 50 vjeçare.

http://kallxo.com/gjilan-vdes-polici-dyshohet-ne-vetevrasje/