Ilustrim

Podujevë:Plagosjet rëndë një person

Një vrasje në tentativë ka ndodhur dje në rrugën “19 Qershori” në Podujevë.

Sipas njoftimit të policisë, një person është arrestuar pasi që pas një mosmarrëveshje ka sulmuar dhe ka therë me thikë një person.

Si pasojë e lëndimeve të marrë, viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, dhe sipas mjekut kujdestar gjendje e tij shëndetësore është e rëndë.

Policia ka njoftuar se nga i dyshuari është konfiskuar një thikë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari, pas intervistimit, në prani të avokatit mbrojtës është dërguar në qendrën e mbajtjes.