ilustrim

Përleshje në një lokal në Prishtinë, përdoren edhe armë

Katër persona kanë mbetur të lënduar pasi janë sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar në një lokal në Prishtinë.

Policia e Kosovës njofton se rasti ka ndodhur dje rreth orës 03:40 në rrugën “Ahmet Krasniqi” të kryeqytetit.

Sipas dëshmitarëve gjatë incidentit ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri, mirëpo në vendin e ngjarjes nuk është gjetur ndonjë gëzhojë.

Sipas PK-së, të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.