Komunikata e përfaqësuesve politikë të serbëve të Veriut, sipas të cilëve Dragan Jabllanoviq nuk ekziston më politikisht – Foto: KALLXO.com

Përfaqësuesit e Serbëve Izolojnë Kryetarin e Leposaviqit

Sipas një komunikate të lëshuar nga përfaqësuesit politikë të serbëve  të veriut të Kosovës, kryetari i Leposaviqit Dragan Jabllanoviq për ta më nuk ekziston politikisht.

Në komunikatën që e ka siguruar KALLXO.com, thuhet se Jabllanoviqi e ka izoluar vetveten pasi u tërhoq nga ngrirja e raporteve me KFOR-in që ishte një vendim unanim i përfaqësuesve të serbëve të veriut, pasi në përurimin e urës që lidh Leposaviqin e Zveçanin ishte edhe Isa Mustafa dhe zyrtarë tjerë të Qeverisë së Kosovës.

“Që një kohë të gjatë te ne arrijnë informata për aktivitetet e tij të paligjshme-kontaktet me shërbime të huaja sekrete dhe policinë sekrete kosovare, por askush nuk ka besuar  që Jabllanoviq do të jetë aq i paturpshëm që praktikisht ta përkrahë vendimin e KFOR-it për kontrabandimin në veri të estabilishmentit politik të Prishtinës,” thuhet në komunikatë.

Komunikata e përfaqësuesve politikë të serbëve të Veriut, sipas të cilëve Dragan Jabllanoviq nuk ekziston më politikisht – Foto: KALLXO.com
Komunikata e përfaqësuesve politikë të serbëve të Veriut, sipas të cilëve Dragan Jabllanoviq nuk ekziston më politikisht – Foto: KALLXO.com

KALLXO.com shkroi për përurimin e urës së financuar nga KFOR-i dhe reagimin e Isa Mustafës që tha se nuk u vonua në këtë përurim, edhe pse Policia e Kosovës konfirmoi se të parit të qeverisë kosovare i ishte bllokuar rruga në fshatin Rudar të Madh të Zveçanit.

http://kallxo.com/mustafa-nuk-u-vonova-ne-perurimin-e-ures/

Pas pjesëmarrjes së Mustafës në këtë përurim, serbët ngrinë raportet me KFOR-in deri në një vendim tjetër të tyre.

Komunikatën me të cilën njoftojnë për ta “vdekjen politike” të Dragan Jabllanoviqit e kanë nënshkruar ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Lubomir Mariq, kryetarët e komunave të Mitrovicës Veriore  dhe Zveçanit Goran Rakiq e Vuçina Jankoviq dhe Aleksandar Spiriq, Ivan Todosijeviq, Zoran Todiq e Stevan Vuloviq, përfaqësues tjerë të serbëve në veri.