Pasi pengoi mjekët në QKUK, kanos edhe policin

Një person i dyshuar për kanosje ndaj personit zyrtar është arrestuar nga Policia në QKUK.

Rasti i kanosjes siç njofton Policia ka ndodhur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës – QKUK.

Policia ka njoftuar se i dyshuari pasi ka penguar në punën e tyre personelin mjekësorë ai kanosur një zyrtar policor i cili ishte në kryerje të detyrës.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti në Qendrën Emergjente-QKUK ka penguar në punë personelin mjekësor si dhe ka kanosur një zyrtar policor i cili ishte në kryerje të detyrës. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.