Parkingu 10-milionësh i Komunës së Prishtinës

Projekti “Parkingu Nëntokësor”, i cili gjendet pranë fakultetit të Filologjisë, afër kryqëzimit të bulevardit “Bill Clinton” dhe rrugës “George Bush”, do ti kushtoj komunës 10.5 milion euro.

Komuna e Prishtinës synon ta jetësojë këtë projekt përmes partneritetit Publiko-Privat, pasi projekti I parkingut do ti kushtojë komunës 10.5 milion euro, të cilat komuna nuk i ka.

Ky projekt do të ketë një sipërfaqe prej 10 mijë metra katrorë, cili do ti përmbushë kërkesat për 500 vend parkime. Është paraparë një parking nëntokësor deri në dy nivele, do të ketë një sipërfaqe  me hapësirë të gjelbër dhe me disa kërkesa të tjera.

Nënkryetari i Komunës, Dardan Sejdiu tha se aktualisht qyteti vuan për parkingje.

“Parkingu nëntokësor te Fakulteti Filologjik, por është jashtëzakonisht e rëndësishme që të potencohen problemet që i kemi ne si Komunë e Prishtinës. Me identifikimin e problemeve dhe nevojave të qytetit. Të gjithë ju që jetoni dhe punoni në Prishtinë e dini se qendra është jashtëzakonisht e dendur prej veturave, hapësirat për parkingje janë të vogla dhe të gjithë ata që gjendet në Komunë të Prishtinës, e kanë problematike parkimin e veturave dhe kjo krijon kërkesë që në qendër të Prishtinës të krijohet në parking adekuat”, tha Sejdiu.