Parashikimi i motit - Foto: KALLXO.com

Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

Meteorologët thonë se sot do të kemi mot pjesërisht të vranët, me temperatura që do të sillen në mes 11 e 24 gradë Celsius.

Të enjten, po ashtu, pritet të kemi mot pjesërisht të vranët, mirëpo në orët e pasditës, vranësirat do të jenë më të theksuara dhe mund të sjellin edhe reshje lokale shiu.

Temperaturat do të shënojnë rënie të lehtë ato do të sillen në mes 10 e 22 gradë Celsius.

Të premten, por edhe gjatë fundjavës, parashihet të kemi mot me vranësira të pjesshme të cilat të dielën pritet të jenë më të theksuara dhe mund të sjellin edhe reshje lokale shiu.

Temperaturat do të sillen në mes 10 e 23 gradë Celsius./21Media