Ilustrim: NASER FEJZA

Moti për ditën e sotme

Sot mbi vendin tonë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira, të cilat më të shtuara pritet të jenë në orët e mëngjesit, ku mund të ketë edhe mjegull lokalisht.

Sipas Meteo Kosova, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11 deri në 14 gradë Celsius, raporton RTKlive.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 5-22 km/h./Rtklive