Parashikimi i Motit për Javën e Ardhshme
15.4.2018 - 21:37
Pas këtyre ditëve me temperatura të larta, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion labil atmosferik.
Nga dita e hënë deri të mërkurën moti nuk do të jetë stabil, meqë do të jetë i përcjellë me erëra dhe riga shiu të cilat vende-vende rigat do të shndërrohen në reshje të intensitetit mesatar, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Tutje në njoftim thuhet se si pasojë e luhatjeve të temperaturave dhe këtyre erërave gjatë gjysmës së parë të javës do të ketë kushte edhe për shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 17-21 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga juglindja dhe verilindja me shpejtësi mbi 12 m/s./21Media