Paraburgim të dyshuarit për keqperdorim seksual të së miturës
11.9.2018 - 14:52
Me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Pejë, gjykata ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditëve ndaj M.L.
Sipas prokurorisë, i njëjti dyshohet për keqpërdorim seksual ndaj personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjecare dhe vepren penale të armëmbajtjes pa leje.