Rrethojat e një burgu - Foto: REL/Shutterstock
Paraburgim ndaj punëtorëve të Shërbimit Korrektues lidhur me ikjen e të dyshuarit nga QKUK-ja
R.Z dhe F.Sh, punëtorë të Shërbimit Korrektues të Kosovës do të qëndrojnë në paraburgim për 30 ditë.
Kjo për shkak se po dyshohen se kanë ndihmuar në arratisjen e një të paraburgosuri nga spitali ku po trajtohej, ditë më parë.
Gjykata e Prishtinës u ka caktuar paraburgimin këtyre të dyve nën dyshimet se ekziston rreziku që të pandehurit do t’i asgjësojnë, fshehin, ndryshojnë apo edhe të falsifikojnë provat e veprës penale.
“Po ashtu Gjykata ka konstatuar se të pandehurit po të lihen në liri apo nëse ju caktohet ndonjë masë tjetër më e butë, të njëjtit mund të ndikojnë në dëshmitarë apo edhe në bashkë kryes”, thuhet në njoftim.
Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.
KALLXO.com kishte raportuar lidhur me arrestimin e këtyre dy zyrtarëve.
https://kallxo.com/arratisja-e-te-dyshuarit-arrestohen-dy-zyrtare-te-sherbimit-korrektues/
https://kallxo.com/i-arratisuri-nga-qkuk-i-dyshuar-per-tentim-vrasje-te-met-elshanit/