Pamje kur policia arreston "kaubojin" e Pejës

Në Rubrikën “Policia” të Emisionit “Drejtësia në Kosovë” u shfaq aksioni i policisë së Pejës në të cilin u ndalua makina e një personi që më vete kishte një revole.

Makina u ndalua në një pikë kontrolli të policisë, ndërsa personi të cilt iu gjet arma, me vete kishte edhe 15 fishekë të saj.

I dyshuari armën të cilën e mbante ilegalisht e kishte të vendosur në pjesën prapa shpinës-më saktësisht në bel.

Në pamjet e shfaqura mund të shihni aksionin e policisë gjatë të cilit arma ilegale u sekuestrua, ndërsa poseduesi i saj u dërgua në ndalim policor.

Në Rubrikën “Policia” të Emisionit “Drejtësia në Kosovë” edhe në shkurt të këtij viti u shfaq aksioni për kërkim armësh në Vushtrri.

http://kallxo.com/aksioni-policise-per-kerkim-armesh-ne-vushtrri/

Aksione tjera të transmetuara në Rubrikën “Policia” mund t’i shihni këtu.