Pallati i Drejtësisë

Pallatit të Drejtësisë i Ndalet Rryma e Interneti

Mungesa e energjisë elektrike në Këshillin Gjyqësor të Kosovës (KGJK), më saktësisht në pajisjet për shpërndarjen e rrjetit, ka bërë që Pallati i Drejtësisë sot të mbetet pa furnizim me rrymë.

E kontaktuar nga KALLXO.com lidhur me një çështje tjetër, zyrtarja për informim pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, ka thënë se nuk ka mundur t’i kthejë përgjigjet për shkak të mungesës së internetit.

KALLXO.com lidhur me këtë problem kontaktoi edhe Këshillin Gjyqësor të Kosovës, të cilët thanë se ky problem është shkaktuar nga mungesa e energjisë elektrike.

“Është e vërtetë se kemi pasur problem me rrjet në Pallatin e Drejtësisë, sikurse kemi pasur edhe në institucione tjera sepse ka pasur problem me energji elektrike dhe kjo ka shkaktuar mungesën e rrjetit”, tha Fatmir Rexhepi nga KGJK.

Rexhepi tha se çështja e rrymës është rregulluar dhe shfaqi shpresën se brenda ditës do të rregullohet edhe çështja e internetit.

Mungesa e rrymës dhe e internetit nuk janë problemet e vetme me të cilat po përballet Pallati i Drejtësisë.

KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi për problemet me mungesë të oksigjenit në objekt, për çka punëtorët kanë protestuar disa herë.

http://kallxo.com/alivanoset-nje-punetore-ne-pallatin-e-drejtesise/

http://kallxo.com/protesta-qe-kerkon-oksigjen-ne-pallatin-e-drejtesise/

Po ashtu, në Pallat ka pasur probleme edhe me ashensor, me ç’rast punëtorët e organeve të drejtësisë janë ngujuar e disa janë lënduar.

http://kallxo.com/gjykatesja-ngujohet-ne-ashensor-te-pallatit-te-drejtesise/

Këto dhe probleme të tjera në Pallatin e Drejtësisë janë trajtuar edhe në emisionin “Jeta në Kosovë“, ku i ftuar ishte Rosen Milkov, përfaqësuesi i kompanisë bullgare GBS, e cila e ndërtoi objektin.

http://kallxo.com/humbem-14-milione-euro-ne-pallatin-e-drejtesise/