Behgjet Pacolli - Foto: REL/EPA-EFE

Pacolli mbështet kërkesat e boshnjakëve në Sanxhak

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli është takuar sot me presidentin e Këshillit Kombëtar të Boshnjakëve të Sanxhakut Sulejman Uglianin, me të cilin kanë biseduar për gjendjen e këtij komuniteti.

Në një postim në Facebook, Pacolli ka thënë se ai mbështetë kërksat e komunitetit boshnjak në Sanxhak dhe ata kanë mbështetjen e tij, për avancimin e të drejtave të tyre, sipas standardeve ndërkombëtare.

Më herët gjatë këtij muaji, Pacolli ishte ftuar në Beograd që të marrë pjesë në një konferencë të Këshillit Kombëtar Boshnjak të Serbisë, por autoritetet serbe, nuk i dhanë leje që të vizitojë Serbinë. (REL)