
Kuvendi i Kosovës - Foto: KALLXO.com
Nuk Ka Debat për Gjykatën Speciale
09.3.2017 - 12:52
Deputeti Hasani kërkoi që të zhvillohet debat e pastaj të bëhen amandamentet për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.
Javën e kaluar, deputeti i PDK-së, Nait Hasani, paraqiti iniciativën e familjarëve të disa të vrarëve gjatë luftës, të cilët me një letër kërkuan që Ligji për Gjykatën Speciale të rishqyrtohej.
Kuvendi i Kosovës miratoi Ligjin që i hapi rrugë Gjykatës Speciale në gusht të vitit 2015.
Kjo Gjykatë është themeluar për të gjykuar krimet e pretenduara të luftës të ish-pjesëtarëve të UÇK-së.
http://kallxo.com/miratohet-gjykata-speciale/