Nesër Mbledhja e Kryesisë për Seancën e Kuvendit

Në takimin e kryetarëve të grupeve parlamentare do të bëhen përgatitjet për seancën plenare të radhës.

Kryesia ka bërë publik rendin e ditës, i cili ka 16 pika.

Në këtë seancë pritet të bëhet shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Hua Ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Rehabilitimin e Rrugëve Rajonale. Po ashtu pritet të bëhet edhe shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare ndërmjet Qeverisë dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin e Rehabilitimit të Linjës Hekurudhore 10.

Në dhjetor të vitit të kaluar e nënshkrua marrëveshja me Bankën Evropiane për Investime për të rehabilituar një pjesë të hekurudhës.

http://kallxo.com/banka-evropiane-kredi-42-milioneshe-per-hekurudhen/

Në rend dite është edhe shqyrtimi i Propozim-vendimit për caktimin e pagës së Auditorit të Përgjithshëm.

Për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare duhen votat e dy të tretave të deputetëve, ndërkohë që disa seanca kanë dështuar për mungesë kuorumi edhe kur është bërë fjalë për kalimin e ligjeve me shumicën e thjeshtë.

Rendi i ditës:

  1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
  2. Koha për pyetje parlamentare,
  3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
  4. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 05/L-093 për ratifikimin e Konventës për heqjen e Kërkesës për legalizim të dokumenteve zyrtare të huaja (5 tetor 1961),
  1. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 05/L-097 për Ratifikimin e Marrëveshjes për hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për rehabilitimin e rrugëve rajonale,
  1. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 05/L-098 për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin e Rehabilitimit të Linjës Hekurudhore 10,
  1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-099 për regjistrimin e popullsisë, të ekonomive familjare dhe të banesave në komunat e Kosovës që nuk kanë marrë pjesë në regjistrimin e popullsisë në vitin 2011,
  1. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,
  1. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-083 për falimentimin,
  2. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-079 për Investimet strategjike në Republikën e Kosovës,
  3. Zgjedhja e tre (3) anëtarëve të Bordit për Ankesa të Mediave,
  4. Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e anëtarëve të Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës,
  1. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për caktimin e pagës së Auditorit të Përgjithshëm të Republikës së Kosovës,
  1. Shqyrtimi i Raportit të punës së Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2015,
  2. Shqyrtimi i Raportit të punës së Zyrës Rregullatore për Ujësjellës dhe Kanalizim për vitin 2015,
  1. Propozimi i GP të Listës Serbe për zëvendësimin e anëtarit në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.