Nesër Mbahet Pjesa e Dytë e Testit Shtetëror të Maturës

Rreth 30 mijë maturantë do ti nënshtrohen pjesës së dytë të testit të maturës nëpër të gjitha komunat e Kosovës.

Nesër me fillim në orën 10 do të mbahet testi i maturës ku do të testohen nxënësit në lëndët sipas drejtimeve përkatëse në shkollat e mesme.

Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami do të vizitojë qendrat e testimit në gjimnazin e shkencave shoqërore “Sami Frashëri” në Prishtinë dhe në shkollën ekonomike ën Prizren.

Ekipet e KALLXO.com edhe këtë herë do të monitorojnë testin nëpër të gjitha komunat e Kosovës në kuadër të marrëveshjes me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Testi i parë i maturës ku u testuan nxënësit për njohuritë e tyre në lëndët e përgjithshme  u mbajt më 4 qershor .

KALLXO.com monitori mbarëvajtjen e testimit ku janë evidentuar parregullsi të shumta.

http://kallxo.com/testi-matures-2016-live/

Që nga publikimi i testit online, kopjimi me telefona, mungesa e hapësirës për testim e deri te sjellja e e keqe ndaj nxënësve nga ana e drejtorit të shkollës.

http://kallxo.com/testi-matures-del-online/