Nga testi i maturës | Foto: KALLXO.com

8 Mijë Maturantë Ritestohen më 27 Gusht

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë përkatësisht Komisioni Shtetëror i Maturës organizon afatin e dytë për mbajtjen e testit  në fund të këtij muaji.

Azem Guri, kryetar i Komisionit Shtetëror të Maturës konfirmoi për KALLXO.com se ky afat do të zhvillohet më 27 gusht dhe 3 shtator.

KALLXO.com ka monitoruar Testin e Maturës për 3 vjet rresht duke përfshirë edhe afatin e parë të këtij viti që u mbajt me 4 dhe 18 qershor.

Edhe fati i dytë i testit të sivjetmë të maturës do të monitorohet nga ekipet e KALLXO.com me ç’rast do të raportohen parregullsitë e evidentuara nga monitoruesit në qendrat përkatëse të testimit.

74 për qind e nxënësve kanë kaluar testin e maturës në afatin e parë duke lënë 8,159 nxënës të ritestohen në këtë afat.

http://kallxo.com/masht-publikon-rezultatet-e-testit-te-matures/

MAShT-i kishte vlerësuar si të suksesshëm afatin e parë.

http://kallxo.com/masht-e-vlereson-te-mire-testin-e-sotem/