Foto: KALLXO.com

Publikohen Rezultatet e Afatit të Dytë të Testit të Maturës

Komisioni Shtetëror i Maturës (KShM) ka bërë publike rezultatet e afatit të dytë të testit të maturës.

Kryetari i KShM-së, Azem Guri ka bërë të ditur se provimin e kishin paraqitur rreth 8.500 maturantë por në test kanë marrë pjesë vetëm 6.454 dhe prej tyre pragun e kalueshmërisë e kanë arritur 3,873, ose 60.01 për qind e tyre.

Sipas Gurit, 2.581 maturantë mbetet të provojnë njohuritë e tyre në vitin e ardhshëm.

KALLXO.com edhe këtë vit e ka monitoruar këtë proces, me ç’rast ka evidentuar edhe pjesëmarrjen e vogël të maturantëve në këtë afat.

http://kallxo.com/maturantet-nuk-pergjigjen-testit-ne-disa-shkolla/

Po ashtu, kryetari i Azem Guri tha se KShM e vlerëson të suksesshëm organizimin e administrimit të Provimit të Maturës në të dy afatet dhe theksoi se këtë vit është vërejtur një vetëdijesim më i lartë i të gjithë akterëvë të përfshirë në këtë proces, gjë që, sipas tij, ka bërë që të mos paraqiten probleme që do ta dëmtonin këtë proces të rëndësishëm.

KALLXO.com për të tretin vit rresht ka monitoruar Testin e Maturës me monitorues të shpërndarë nëpër qendrat e testimit në shkollat e Kosovës.

http://kallxo.com/livetesti-matures-afati-dyte/

http://kallxo.com/testi-matures-2016-live/