Nga testi i maturës | Foto: KALLXO.com
Nesër Dalin Rezultatet e Maturës Shtetërore
Nxënës të shkollave të mesme nëpër të gjithë territorin e Republikës së Kosovës që iu nënshtruan testit të maturës do të marrin rezultatet nesër.
Ndërkaq, Universiteti i Prishtinës do ta shpallë konkursin për pranim të studentëve të rinj me 8 korrik dhe me këtë konkurs pritet të pranohen rreth 8000 studentë.
Edhe sivjet testi i maturës u monitorua nga KALLXO.com, sikurse edhe në dy vjetët e kaluar.
Pjesa e parë e këtij testi u mbajt më 4 qershor, ndërsa u evidentuan parregullsi dhe tentativa për kopjime
http://kallxo.com/administruesja-mbyll-syte-ndaj-kopjimeve-ne-test/
http://kallxo.com/nxenesja-ne-rahovec-perdor-telefonin-ne-test/
Në pjesën e dytë të testit të maturës të mbajtur më 18 qershor, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë shtrëngoi masat për mostolerimin e keqpërdorimeve duke i obliguar edhe administruesit e testeve që të dorëzojnë telefonat.
http://kallxo.com/liri-e-levizjes-gjate-testit-ne-decan/
http://kallxo.com/nje-nxenes-perjashtohet-nga-testi/
Në të dy dyja rastet, përmbajtja e testit u publikua online, ndërkaq MAShT e vlerësoi si të mirë mbarëvajtjen e procesit.
http://kallxo.com/masht-e-vlereson-te-mire-testin-e-sotem/