Maturantët Nuk i Përgjigjen testit në Disa Shkolla

Në disa shkolla të Kosovës, një numër i maturantëve nuk i janë përgjigjur fare thirrjes për test.

Nga 111 nxënës që kanë qenë të paraparë t’i nënshtrohen testit në shkollën “Ismail Dumoshi” në Obiliq, të pranishëm në test janë vetëm 61.

Në Istog gjithashtu thirrjes për test i janë përgjigjur vetëm 40 përqind të nxënësve.

Njëjtë ka ndodhur edhe në klasët e komunitetit boshnjak në Prizren. Nga 46 nxënës që duhej të hynin në test, sot kanë ardhur vetëm 24 ndërsa në klasët e komunitetit turk në këtë komunë, vetëm 15 nga 63 nxënës kanë ardhur në test.