Në kuvend, interpelancë për marrëveshjen me Contour Global

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, deputeti nga radhët e Partisë Social Demokrate, Dardan Sejdiu tha se gjatë ditës së sotme do të mbahet interpelanca në lidhje me marrëveshjen e nënshkruar nga ana e Qeverisë së Kosovës me Contour Global, për projektin e termocentralit “Kosova e Re”.

“Sot në Kryesi të Kuvendit u vendos që të vazhdojmë seancën, sot  kemi seancë, ajo që është e rëndësishme për mua është interpelanca për marrëveshjen komerciale me Contour Global, kjo është interpelancë e rëndësishme. Do të mundohemi të shpërfaqim konstruktin financiar ligjor, që dëmton ekonomikisht Kosovën. Është një prej projekteve që ne konsiderojmë do të krijojë varësi ekonomike buxhetore 20 vjeçare në ekonomi dhe është mënyra më e keqe, më e dëmshme të procedohet tutje në termocentralin e ri”, tha Sejdiu.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha se deri më 14 qershor janë paraparë tri seanca, njëra ndër to solemne për nder të 102 vjetorit të lidhjes shqiptare.

“Do të kemi seancë të re plenare në ditën e hënë i kemi 28 pika të rendit të ditës, edhe me 14 qershor kemi seancë të re plenare. Agjenda parlamentare e deputetëve është, të lëvizim përpara në të njëjtën kohë pikat e mbetura duhet të mbyllen. Kemi edhe një seancë, me datë 10 qershor, 102 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit, do të kemi seancë solemne në Prizren në ambiente të lidhjes shqiptare për 102 vjetorin”, tha Veseli.