Në Galerinë e Kosovës hapet ekspozita ‘Muzeu i tri pikave’ e Lulzim Zeqirit

Galeria Kombëtarë e Kosovës, do të hap sot më 19 nëntor 2018, ekspozitën personale të krijuesit Lulzim Zeqiri, “Muzeu i tri pikave”.

“Muzeu i tri pikave” përben një vendosje të elementeve të gatshme të zgjedhura me kujdes nga periudha të ndryshme kohore, nga tregime personale, për t ’i dhënë një formë vizionit estetik edhe komunikimit universal në kohë edhe hapësirë.

Ekspozita do të hapet në ora 20:00, ndërsa do të qëndrojë afër një muaj e hapur në GKK.