KEK

Edhe një shkarkim në KEK

Bordi i përkohshëm i drejtorëve të KEK-ut në një komunikatë për media ka njoftuar se sot ka shkarkuar Lulzim Zeqiri nga pozita e Sekretarit të Ndërmarrjes.

Në këtë mbledhje, bordi e ka emëruar Nexhat Podrimajn si ushtrues detyre në këtë pozitë.

Ndër vendimet tjera, ky bord aprovoi raportin vjetor të Auditimit të Pasqyrave Financiare për vitin 2019, gjithashtu edhe raportin tremujor financiar për periudhën janar- mars 2020.

Gjithashtu u themeluan grupet punuese për hartimin e Strategjisë 2020- 2025 dhe përgatitja e Planit të veprimit për zbatimin e rekomandimeve të auditorit të jashtëm dhe të brendshëm.

Gjithashtu, Bordi vendosi që t’i adresojë në organet e prokurorisë gjetjet e aksionarit të vetëm (Qeverisë) në lidhje me shkeljet e identifikuara.