Naser Osmani Para Gjyqit

Seanca u ndërpre ngase aktakuza kundër deputetit Osmani dhe shtatë personave tjerë nuk përmban cilësimin juridik në një pjesë të saj.

Avokatët e të akuzuarve kërkuan që prokurori t’ua dorëzojë me shkrim precizimin e aktakuzës dhe të vazhdohet me leximin e aktakuzës, por gjyqtari vendosi që aktakuza të mos lexohet dhe shtyu seancën.

Seanca e këtij gjykimi u caktua  më 17 mars.

10:15

Aktualisht Osmanit dhe të tjerëve po u merren të dhënat personale.

Gjatë seancës së sotme pritet që të akuzuarve të këtij procesi t’u lexohet aktakuza dhe ata të deklarohen të pafajshëm, ose fajtorë.

Bashkë me deputetin Naser Osmani të akuzuar janë edhe  Bahri Shabani, Shkëlzen Lluka, Naim Avdiu, Melita Ymeraga, Adrian Kelmendi dhe Agim Deshishku.

Gjykimi i Osmanit dhe të tjerëve lidhet me Fabrikën “FAN” në Podujevë.

Përveç Agim Deshishkut që është blerës i ndërmarrjes “FAN” në Podujevë, të gjithë të akuzuarit tjerë ishin zyrtarë të Agjencisë Kosovare të Privatizimit në kohën për të cilën akuzohen.

Sipas aktakuzës Naser Osmani e Bahri Shabani ngarkohen se në bashkëkryerje me persona tjerë zyrtarë dhe duke shfrytëzuar detyrën zyrtare në Agjencinë Kosovare të Privatizimit, nuk e kanë përmbushur këtë detyrë duke ia mundësuar përfitimin e kundërligjshëm pasuror vetes ose tjetrit, përkatësisht blerësit të Ndërmarrjes së Re “FAN-Podujevë”, Sh.P.K. të pandehurit Agim Deshishku në vlerën rreth 5.400.000.00 euro.

deputeti1 deputeti2

Blerësi i kësaj fabrike sipas kontratës me AKP-në duhej të bënte investime në të. Osmani e Shabani akuzohen edhe se si anëtarë të Bordit Drejtues të AKP-së kanë vendosur dhe votuar “për” që investimet e bëra jashtë hapësirave të ndërmarrjes të pranohen si investime brenda saj, duke liruar Ndërmarrjen e Re “FAN-Podujevë” nga monitorimi i AKP-së dhe kushtet e Marrëveshjes së Zotimeve.

Me këto veprime prokuroria pretendon se Osmani e Shabani kanë kryer keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Edhe Shkelzen Lluka, Naim Avdiu, Melita Ymeraga dhe Ardian Kelmendi në cilësinë e personave zyrtar në Agjencinë Kosovare të Privatizimit akuzohen si Osmani e Shabani në lidhje me përfitimin e paligjshëm të vetes ose blerësit të fabrikës “FAN” të Podujevës.

Lluka e Avdiu akuzohen se nuk ndërmorën masa edhe për zbatimin e  kontratës mes AKP-së e blerësit të fabrikës “FAN”.

Melita Ymeraga dhe Ardian Kelmendi ishin përgjegjës për monitorimin e investimeve të blerësit të ndërmarrjes “FAN”, ndërsa ata ngarkohen se “nuk kanë kontrolluar dhe monitoruar investimet e raportuara nga investitori, nuk kanë verifikuar deklarimet për investime, nuk kanë bërë monitorimin fizik të investimeve kapitale, verifikimin e dokumentacionit financiar të investimeve kapitale dhe zotimeve për punësim,”.

Agim Deshishku, blerësi i fabrikës “FAN” akuzohet se mashtroi zyrtarët e AKP-së me paraqitje të rreme ose fshehje të fakteve, duke i shtyrë ata të veprojnë në dëm të pasurisë dhe punëtorëve të kësaj ndërmarrjeje.

Deshishku akuzohet për mashtrim, legalizim i përmbajtjes së rreme dhe shmangie nga tatimi.

http://kallxo.com/seanca-ndaj-deputetit-shtyhet-per-vdekje-te-avokatit/