Gjykata Themelore e Prishtinës - Foto: KALLXO.com

Mungesa e Prokurorit Shtyn edhe një Seancë

Seanca gjyqësore në gjykimin e Sahit Sopës, i cili akuzohet për tentim vrasje, është shtyrë sepse mungoi prokurori i rastit.

Gjyqtarja e lëndës, Afërdita Bytyqi, tha se nuk ka marrë ndonjë njoftim paraprak për mungesën e prokurorit Ilaz Beqiri ose ndonjë arsyetim për këtë mungesë. Ajo tha se për këtë mungesë do të informohet edhe Kryeprokurori i Shtetit.

Në këtë rast gjyqësor po gjykohet Sahit Sopa, i cili akuzohet nga Prokuroria se në korrik të vitit të kaluar në rrugën “UÇK” në Prishtinë kishte shtënë në drejtim të Rrahman Arifoviqit, duke dashur ta vrasë.

Edhe në një seancë të mbajtur në vitin 2015 në këtë rast kishte munguar prokurori ndërsa mbrojtësi i Sahit Sopës, avokati Asdren Hoxha këtë e kishte quajtur të pashpjegueshme dhe paradoksale.

“Ata që ngrenë aktakuzë, ata që bëjnë fletëparaqitje, ata mungojnë në shqyrtimin kryesor dhe ka raste të shpeshta të tilla që ata që pretendojnë të argumentojnë gjendjen faktike, nuk janë në gjendje të paraqiten në seancë”, kishte thënë Hoxha.

KALLXO.com ka raportuar edhe më herët për mungesat e prokurorëve në seanca gjyqësore.

http://kallxo.com/prokurori-mungon-ne-seancen-e-te-akuzuarit-per-vrasje-ne-tentative/

http://kallxo.com/prokurori-mungon-perseri-ne-seance/

http://kallxo.com/mungesa-e-prokurorit-shtyn-seancen-e-korrupsionit/

http://kallxo.com/mungon-prokurori-shtyhet-gjyqi-ndaj-tolajt/

http://kallxo.com/prokurori-mungon-ne-gjykimin-e-punetoreve-te-bankes/

http://kallxo.com/prokurori-mungon-ne-seancen-kunder-ish-gjyqtarit/