Pamje nga seanca e gjykimit të Ardian Gjurajt (Arkiv) - Foto: KALLXO.com

Mungesa e Gjykatësit Shtyn Gjykimin për Terrorizëm

Ka dështuar mbajtja e seancës në gjykimin për terrorizëm ku i akuzuar është Ardian Gjuraj.

Arsyeja e shtyrjes së seancës u tha të ketë qenë mungesa e anëtarit të trupit gjykues, Arben Hoti.

Në mungesë të kushteve për mbajtje të seancës, kryetarja e trupit gjykues Shpresa Hyseni e shtyu seancën për datën 7 shkurt.

Kjo është hera e dytë që po dështon mbajtja e seancës për shkak të përbërjes jo të plotë të trupit gjykues, raporton KALLXO.com.

http://kallxo.com/mungon-gjyqtarja-shtyhet-seanca-per-terrorizem/

Në bazë të aktakuzës, në dhjetor të vitit 2015, Gjuraj kishte udhëtuar me grupin e organizatës “Liza-R” drejt Turqisë. Në këtë shtet ai ishte ndarë nga grupi, ndërsa kishte vazhduar rrugën drejt Sirisë, ku i ishte bashkuar grupit të kosovarëve pjesëtarë të ISIS-it.

Në aktakuzë thuhet se Gjuraj ishte arrestuar nga autoritetet turke më 25 shkurt 2016, pasi kishte kaluar ilegalisht kufirin Siri-Turqi, duke u futur në territorin e shtetit turk.

Gjuraj akuzohet për veprën penale bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose parapolicore, në organizimet grupore apo individualisht jashtë territorit të Republikës së Kosovës.

http://kallxo.com/drejt-isis-maskuar-si-pjese-e-nje-ojq-je/

http://kallxo.com/akuzuari-kishte-kercenuar-tua-ndini-krismen-komunave-stacioneve-te-policise/