Tubimi për përvjetorin e Betejës së Kosovës - Foto: KALLXO.com

MPJ: Do të zbatohet ligji për ata që futen ilegalisht në Kosovë

Shefi i kabinetit të Ministrit të Punëve të Jashtme, Jetlir Zyberaj, ka bërë të ditur se të gjithë ata që provojnë të hyjnë ilegalisht në Kosovës do të zbatohet ligji nga ana e Policisë së Kosovës, e që nënkuptohet edhe arrestimi.

Këto komente të Zyberajt vijnë për shkak se sot pritet të mbahet manifestimi në Gazimestan në përvjetorin e Betejës së Kosovës.

“Përtej konspiracioneve që rëndom prodhohen pastaj, është shumë e qartë se futja ilegale e kujtdo ne territorin e Kosovës, nënkupton zbatim të ligjit nga Policia e Kosovës”, ka shkruar Zyberaj në Facebook.

Sipas tij, secili provokim që mund të bëhet, pasojat do t’i bartë Beogradi.

“Secili provokim që mund të bëhet, pasojat do ti bartë  Beogradi ngase provokime te tilla i bën qëllimshëm. Partnerët ndërkombëtarë janë të njoftuar për secilin veprim tonin”, ka shkruar tutje ai.

Serbë lokalë por edhe nga Serbia pritet të marrin pjesë sot në manifestimin në Gazimestan.

Dje, MPJ bëri të ditur se e ka refuzuar kërkesën e Ministrit të Mbrojtjes të Serbisë, Aleksandar Vulin, për të marrë pjesë në festimin e Vidovdanit.

https://kallxo.com/vulinit-i-ndalohet-hyrja-ne-kosove/