Dardan Molliqaj në Debat pernime. Foto: Atdhe Mulla

Molliqaj: Thaçi po Përdor Kosovën në Beteja që nuk i Takojnë

Dardan Molliqaj në emër të Grupit të Pavarur të Deputetëve tha se beteja mes Erdoganit dhe gylenistëve nuk është e Kosovës.

Molliqaj fajësoi Presidentin Thaçi se po e fut Kosovën në këtë betejë.

“Thaçi po e fut Kosovën në një betejë të padrejtë prej perspektivës tonë. Se cilat do të jenë interesat e tij personale do ta kuptojmë më vonë. Thaçi e përdor shtetin e Kosovës në beteja që nuk i takojnë”, tha Molliqaj.

Ai deklaroi më tutje se vetëm Thaçi e ka ditur për arrestimin dhe depërtimin e shtetasve turq

“Për mua është qartësu që personi që e ka pasë dijeninë dhe ka qenë dakord me këtë çështje është zoti Thaçi”, tha Molliqaj.

Ai deklaroi se Thaçi i ka bërë favor Erdoganit, por tha se nuk ia merr mendhja që Thaçi ka bërë shkelje.

Unë besoj që zoti Thaçi si një njeri dinak në politikë nuk ka ba naj shkelje”, tha Molliqaj.

Ai tha se Thaçin e kanë zgjedhur president deputetët, jo populli i Kosovës

MOlliqaj kërkoi që AKI-ja ta sqarojë se a e kanë rrezikuar shtetasit turq sigurinë kombëtare.

Molliqaj deklaroi se është e padrejtë që qytetarët e Kosovës por edhe deputetët të vendosen në pozitën se a janë pro apo kundër Erdoganit apo Gylenit.

Ai i konsideroi veprimet e qeverisë të pakta dhe të mangëta.

“Nuk kisha dashtë kurrë me qenë në lëkurën e kryeministrit e me dalë me thanë nuk e di, se atëherë veç kryeministër nuk je”, përfundoi Molliqaj.