Pezullimi i PSD-së, reagon Dardan Molliqaj

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sot mori vendim që të pezulloi Partinë Socialdemokrate (PSD). Sipas institucionit që organizon zgjedhjet në vend, partia e Dardan Molliqajt nuk ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor, brenda afatit të përcaktuar me ligj.

E sot gjatë ditës, ka reaguar i parti i kësaj partie. Vendimin e KQZ-së, Dardan Molliqaj e ka quajtur dashakeqësi ndaj PSD-së.

“PSD tashmë e ka thirrë Kuvendin e saj, konform të gjitha procedurave, me datën 28 janar dhe për këtë gjë e kemi njoftuar KQZ-në. Prandaj, procedimin me pezullim nuk mund ta shohim ndryshe pos si dashakeqësi ndaj PSD-së” – thuhet në reagimin e tij në Facebook.

“Një qasje e tillë formaliste e shantazhuese është e dëmshme për organizimin politik dhe s’duhet të pranohet në asnjë mënyrë” – tha ai.

KQZ pezullon PSD-së, nuk mbajtën Kuvendin Zgjedhor brenda afatit